AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 09:27

"Unë jam drejtori i protokollit te Policia e Shtetit"/ Video e hakerave iranianë, Gledis Nano kapi në "flagrancë" zyrtarin shqiptar tek ambasada kineze

"Unë jam drejtori i protokollit te Policia e Shtetit"/ Video e
Zyrtari shqiptar me atashehun kulturor të Kinës

Hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmë video të cilat pretendojnë se janë marrë nga vëzhgimet dhe operacionet e organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Në rrjetin social Telegram, ata kanë publikuar video që duket se janë filmuar në mars të vitit të kaluar me kamera trupore.

Në videon e publikuar nga hakerat, duket ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano (në atë kohë ishte drejtor i AntiTerrorit), gjatë një operacioni për zbulimin e një spiuni që punonte në ambasadën kineze. Nano bashkë me një tjetër që e shoqëronte shkon para dy personave që po bisedojnë në trotuarin e ambasadës kineze te "Rruga e ambasadave".

“Përshëndetje jemi njësia hetimore e Policisë së Shtetit. Unë jam drejtori”, i thotë Nano dy personave.

Shqiptari prezantohet duke tregruar një dokument në portofol: “Jam drejtori i protokollit në polici të shtetit”.

Më pas Nano pyet edhe personin tjetër se kush është dhe ky i flet Nanos në anglisht dhe i kërkon që ta pyesë anglisht.

Sipas materialit duket se Drejtori i protokollit i Policisë së Shtetit sapo ka dalë nga ambasada kineze bashkë me atashehun kulturor të ambasadës, kur me ligj e ka të ndaluar hyrjen me dokumentin në xhep në çdo përfaqësi të huaj.