TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati në garën e primareve të PD-së për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, i pyetur nga drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi, se cilat ishin tre prioritetet e fushatës për bashkinë e Tiranës deklaroi tre më kryesoret.
“Prioritet 1: Zhdukje aferash, humbjesh, vjedhjesh të çdo lloj tipi.
Prioritet 2: Rishikim i planit urbanistik, jo hedhje poshtë, por rishikim me syrin si duhet, edhe me ekspertë edhe me dëgjesa.
Prioritet 3: Një plan i qëndrueshëm ekonomik edhe pa risk. Ne na është thënë se Tirana ka të ardhurat që janë në risk se i ka nga ndërtimi që është afatshkurtër dhe mbi 60 për qind të të ardhurave vijnë nga ndërtimi dhe nuk ka një plan të qëndrueshëm afatgjatë”-tha Alimehmeti.