AKTUALITET, 7 Nëntor 2022, 21:16

Meta: 12 nëntori, dita e reagimit qytetar kundër padrejtësive!

Meta: 12 nëntori, dita e reagimit qytetar kundër padrejtësive!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar me strukturat e partisë në njësinë 11 në Tiranë.

Ai shprehet se tani prioritet kryesor është riorganizimi i PL-së në Tiranë duke theksuar se kryeqyteti do të jetë ai që do i prijë ndryshimit.

Meta i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e  12 Nëntorit duke theksuar se çmimet ulen vetëm kur ngrihet populli.

“Riorganizimi i Partisë të Lirisë në Tiranë tani prioriteti kryesor. Bashkë me Nënkryetarin Endrit Brahimllari takuam drejtues të njësisë 11.

Tirana do të jetë në krye të Ndryshimit. 12 Nëntori dita e reagimit qytetar kundër padrejtësive dhe arbitraritetit. Vetëm kur ngrihet populli ulen çmimet”, shkruan Meta.