TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike publikoi mesditën e 7 nëntorit emrat e 7 kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në procesin e primareve që po zhvillohen për të nxjerrë një kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi, tha se kandidatët që kanë plotësuar të gjitha dokumentacionet dhe kushtet e garës ishin Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda. Por aty mungonte emri i Kujtim Gjuzit, kryetar i Partisë Konservatore edhe pse ai ka dorëzuar dokumentat.
Duket se Gjuzi është përjashtuar nga primaret e PD-së.
