AKTUALITET, 7 Qershor 2025, 16:21

Merr flakë makina në bypass-in e Vlorës

Merr flakë makina në bypass-in e Vlorës

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së mjetit, ndërsa makina është djegur në pjesën e përparme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nërkohë shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.