AKTUALITET, 19 Maj 2023, 20:23

“Më dhunon dhe abuzon me mua”, emigranti shqiptar në Greqi përballet me akuza të rënda në gjykatë

“Më dhunon dhe abuzon me mua”, emigranti shqiptar në Greqi

Një 39-vjeçar shqiptar po përballet me akuza të rënda, atë të keqtrajtimit dhe të abuzimit seksual të gruas së tij. Ngjarja në fjalë vjen nga Rodos i Greqisë. Mësohet se më 21 qershor të këtij viti shqiptari do të dalë para togave të zeza në Gjykatën e Përbashkët të Assencës në Kos. 39-vjeçari u denoncua nga gruaja e tij se pasi e kishte goditur dhe kërcënuar e kishte përdhunuar. Pas marrjes në pyetje, i pandehuri nuk e pranoi akuzën dhe pretendoi se ishte një keqkuptim.

27-vjeçarja ka treguar se është e martuar prej 10 vitesh me 39-vjeçarin dhe se kanë dy fëmijë, një djalë 9-vjeçar dhe një vajzë 6-vjeçare.

“Ti je gruaja ime dhe unë do të bëj çfarë të dua”, mësohet t’i ketë thënë shqiptari gruas, dhe më pas e kishte goditur. Ndërkohë, 39-vjeçari ka mohuar akuzën e përdhunimit, ndërsa ka pohuar se e njeh bashkëshorten prej afro 12 vitesh dhe se janë martuar në vitin 2010. Tashmë ai do të duhet të përballet me akuzat për përdhunim dhe dhunim të gruas së tij.