TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Besart Logu teksa komentoi situatën në këtë parti, pohoi se demokratët duhet të bashkohen, por pa ish-kryeministrin Berisha. Ai tha se sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi mund ta emërojë nënkryetaren Jorida Takaku në këtë post, deri sa të zhvillohen zgjedhje për votëbesimin e “timonierit” të ri të Partisë Demokratike.
“I bie znj. Tabaku të emërohet si kryetare. Vetë Bardhi në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm e bën këtë emërim. Nuk e di pse dhe për çfarë arsyesh u shty mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. Është organ që prodhon politike. PD pati një rezultat katastrofik më 14 maj, dhe medoemos duhet të analizojë situatën dhe ta kalojë partinë në zgjedhje. Sot pritej të mbahej një mbledhje kryesie, por u shty pa afat. Nuk mendoj se në PD të ketë Hamza, që punojmë për llogari të Sali Berishës. Znj. Harxhi është për ti thënë në cilën seli, tek seila e Ilir Metës. Si drejtues i koalicionit ishte ish-LSI apo Partia e Lirisë. Berisha nuk mban asnjë post në PD. Ka vendim kryesie, ku nuk lejon personat e shpallur “non grata” që të këtë poste drejtuese.”, tha ai.
Mes të tjerash ai shtoi se tashmë është koha për të ngitur zërin dhe se nuk duhet të qëndrohet te emrat. “Është koha për të ngritur zërin dhe për të ngritur PD. Jam i mendimit se nisur nga gjendja ku ndodhet PD, është shumë me rëndësi, që tek ne të ngrihet frymë dhe po qëndruam akoma tek emrat. Duke shkuar pas Berishës, PD degradoi deri në këtë pikë. Një bashkim është i nevojshëm. Bashkim pa Berishën padiskutim. Me gjuhë sportive, z. Berisha ka marrë karton të kuq, nuk është më në lojë.”, u shpreh ai.