AKTUALITET, 19 Maj 2023, 18:46

Dikur ishte demokrat, Rama batuta me Benet Becin: Vë dorën në zjarr që ke votuar PD-në kur ishe deputet

Dikur ishte demokrat, Rama batuta me Benet Becin: Vë dorën në

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi falënderues në Shkodër, pasi PS-ja fitoi këtë bastion të së djathtës, nuk e ka kursyer humorin, që shkodranët e kanë shumë si zonë.

Shefi i qeverisë nuk i ka kursye batutat me të parin e Shkodrës, Benet Becin, për të cilin u shpreh se është demokrat pavarësisht se në pushtet e sollën socialistët. Ai shtoi se “vë dorën në zjarr” që gjatë kohës që ishte deputet, Beci ka votuar për PD-në.

“Benet, ty vërtet të sollën në pushtet socialistët, por mos harro që je demokrat. Besoj se këtë herë ka votuar për veten dhe PS-në, por e vë dorën në zjarr që kur ishte në listën e deputetit ka votuar PD-në.”, tha Rama.