AKTUALITET, 19 Maj 2023, 17:48

Zbulohet një plantacion në Spanjë, si ranë në pranga dy shqiptarët

Zbulohet një plantacion në Spanjë, si ranë në pranga dy

Policia spanjolle ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në aksionin e zhvilluar në afërsi të kënetës Camarasa, në Comarca de la Noguera, u sekuestruan gjithsej 3650 bimë marijuane dhe 1137 rrënjë kanabis. Operacioni filloi kur anëtarët e Gardës Civile të Kompanisë së Balaguer u vunë në dijeni për ekzistencën e një baze të kultivimit të marijuanës në këtë zonë. Thuhet se shqiptarët kishin ngritur një kamp të vogël me infrastrukturë të mjaftueshme për prodhimin dhe kultivimin e marijuanës.

Mediat spanjolle raportojnë se shqiptarët merrnin ujë nga këneta dhe vadisin kanabisin, ndërsa gjeneratorët i fshihnin poshtë pishave. Aktualisht shqiptarët janë në paraburgim, në pritje të dënimit të tyre.