TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I hidhur ka qenë fati i një shqiptari në Itali, i cili ka humbur jetën në një aksident tragjik. Ngjarja ndodhi Treviso.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin Saimir Gjinika, i cili banonte në San Biagio. Mësohet se motori i tij është përplasur nga një furgon tip Fiat Punto.
Ndonëse shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve. 40-vjeçari, një punonjës i Atena, një kompani në zonën e Carbonera, ishte rrugës për në punë.
