TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, ka ankimuar në KAS rezultatin për Këshillin e Bashkisë Pukë, siguruar nga zgjedhjet lokale të 14 majit. Subjekti Zgjedhor, paraqet në ankesë që kanë qenë fitues të një mandati për këshilltar gjatë numërimit të votave deri në orën 11:00 të ditës së martë të datës 16.05.2023.
Ndërkohë, pretendohet se pas këtij orari, në sistemin online të KQZ-së, mandati i tyre i këshilltarit është fshirë prej sistemit duke i kaluar subjekteve të tjera zgjedhore. Në ankimim, evidentohen dhe raste problematike në numërim dhe në hartimin e proceseve verbale. Kjo sipas tyre e informuar prej 3 vëzhguesve në 3 tavolinat e numërimit, kjo konkretisht me përcaktimin e saktë të votave të pavlefshme.
Kujtojmë se palë të ndryshme nga opozita kanë denoncuar edhe në SPAK, problematikat e zgjedhjeve të 14 majit.




