AKTUALITET, 19 Maj 2023, 17:40

Sapo zbret nga makina, biznesmeni në Sarandë sulmohet nga një qen pastor

Sapo zbret nga makina, biznesmeni në Sarandë sulmohet nga një qen

Biznesmeni Nexhip Sulejmani është sulmuar sot nga një qen i llojit pastor. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, para ambienteve të një biznesi privat.

Gjithçka është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë që tregojnë se sulmi ka ndodhur më 16 prill.

Sulejmani shihet teksa zbret nga automjeti i tij dhe qeni e sulmon menjëherë duke e kafshuar në këmbë. Në mes ndërhyn një tjetër person dhe tërheq qenin. Sulejmani vijon të ecë duke çaluar dhe afrohet sërish tek makina e tij.