AKTUALITET, 12 Prill 2025, 12:31

Me daulle dhe valle/ PS hap fushatën, Rama me kapele dhe bluzë me yll mes zonjave (VIDEO)

Me daulle dhe valle/ PS hap fushatën, Rama me kapele dhe bluzë me yll

Ka nisur mitingu që shënon hapjen zyrtare të fushatës së socialistëve për zgjedhjet e 11 Majit.

Kryeministri Edi Rama është vendosur mes disa zonjave me kapele në kokë dhe bluzë me yll, teksa skenogrfia ka në fokus pikërisht yjet e flamurit të BE.

Me daulle dhe valle/ PS hap fushatën, Rama me kapele dhe bluzë me yll

Socialistët janë çuar duke kërcyer valle dhe nuk kanë munguar daullet. 

Pritet që fillimisht të ketë një fjalë nga drejtuesit e 12 qarqeve, për të kulmuar më pas më fjalimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreun e PS Edi Rama.

Data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi i fushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi në Bashkimin Europian.