TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit ditën e sotme. Nën moton "Shqipëria 2030 në BE! Vetëm me Edin dhe PS", mesdita e sotme do të shënojë dhe hapjen e fushatës elektorale të partisë në pushtet.
“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkroi Rama në rrjetet sociale disa ditë më parë.
12 prilli, pra data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi i fushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi në Bashkimin Europian. Ideja e sloganit është premtimi për të ecur para drejt integrimit në BE, drejt pasaportës europiane, drejt zhvillimit perëndimor, që ka qenë fokusi në takimet që Edi Rama ka zhvilluar gjatë muajit prill.
Pritet që fillimisht të ketë një fjalë nga drejtuesit e 12 qarqeve, për të kulmuar më pas më fjalimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreun e PS Edi Rama.
Fjala kryesore pritet të jetë ajo e kryesocialistit Rama i cili do të flasë në lidhje me objektivin e fushatës, pra jo vetëm një fitore e thjeshtë, por bindëse.
Në rubriknë n”Sy m’sy” ai u shpreh se PS duhet të punojë që më 11 maj të sigurojë 1 milion vota, duke “blinduar” kështu një mandat të katërt.
Ndërkohë ditën e djeshme Rama ka mbledhur gratë socialiste në Teatrin e Operas dhe Baletit, aktivitete që zgjati rreth 2 orë e gjysmë. Kreu I qeverisë në fjalimin e tij theksoi rëndësinë që kanë për PS gratë, duke u shprehur se vota e tyre do të jetë vendimtare më 11 maj.
Ai tha Gjithashtu se nuk është e largët dita kur vendi ynë do të ketë një kryeministre grua, që u shpreh i bindur se do të jetë nga radhët e socialistëve.