TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën dhe mashtroi klientin, vihet në pranga menaxheri i një subjekti privat për transport mallrash.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, menjëherë pas kallëzimit nga përfaqësuesi i një subjekti privat për transport mallrash, se menaxheri i subjektit i ka vjedhur duke mashtruar, një shumë parash, kanë bërë ndalimin e shtetasit Emiljan Skura, 30 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se në muajin nëntor 2024, 30-vjeçari, me detyrë menaxher i një subjekti për transport mallrash kombëtar dhe ndërkombëtar, i ka marrë një klienti duke e mashtruar se ai ishte pronari, shumën prej 2300 euro, nga të cilat 1900 euro kushtonte shërbimi i dhënë nga kjo firmë dhe nuk ka likuiduar as firmën me shumën prej 1900 euro për shërbimin që ka ofruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.