AKTUALITET, 12 Prill 2025, 09:11

Më në fund pranverë? Rritje e temperaturave, vranësira të lehta, ja si do të jetë moti sot

Më në fund pranverë? Rritje e temperaturave, vranësira

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë rritje të temperaturave në të gjithë territorin Shqiptar.

Për rrjedhojë orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë, ku në zonat verilindore dhe lindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 23°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.