AKTUALITET, 10 Qershor 2024, 13:11

Mbyllet protesta e opozitës, të mërkurën tubimi i radhës

Mbyllet protesta e opozitës, të mërkurën tubimi i

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbylli edhe protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës.

Pavarësisht temperaturave të larta, qytetarë të shumtë u mblodhën përpara godinës duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Protesta u shoqërua nga momente tensioni, pasi policia provokoi dhe sulmoi protestuesit.

Si pasojë e këtij sulmi u lënduan edhe zyrtarë të lartë demokratë.

Ndërkohë, protesta e radhës do të jetë të mërkurën në orën 11:00.