TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestuesit i kanë vendosur flakën gomave para Bashkisë Tiranë gjatë tubimit të opozitës para institucionit.
Zjarri është shuar nga efektivët që qëndrojnë të rreshtuar para godinës së Bashkisë për të mos lejuar protestuesit t’i afrohen institucionit.
Ndërkohë ka pasur tensione mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit kanë hedhur drejt tyre sende të forta dhe është lënduar një punonjës policie pasi u godit me shishe në sy.
Ndërkohë para Bashkisë është vendosur barrierë metalike, ashtu si edhe në protestat e tjera.
Kjo është protesta e 11-të që po zhvillohet para institucionit shtetëror nga opozita, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen.