TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës. Kryetari Bledi Çuçi diskutoi me deputetët axhendën e javës së re dhe projektligjet që shkojnë në seancën plenare, e cila do të mbahet ditën e mërkurë, datë 12 qershor.
Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.
Çuçi njoftoi deputetët për takimin që do të mbahet sot në sallën e seancave plenare në kuadër të Javës së Historisë dhe Kulturës Çame, asamblenë e Partisë Socialiste që do të zhvillohet nesër online dhe takimin festiv mbrëmjen e së mërkurës me rastin e 33 vjetorit të themelimit të PS.