TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kujtuar përvjetorin e ditës së formimit të Lidhjes së Prizrenit.
Meta shkruan se i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë dhe se do të mbetet përjetë një vepër e gjallë frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit.
Gjithashtu ai shprehet se është një ngjarje e paharruar historike që na kujton gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, ndërsa shprehur mirënjohje për udhëheqësit Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin etj.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbetet përjetë një vepër e gjallë frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit.
Kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike, na kujton gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë europiane nga çdo ide apo projekt shovinist që synon përçarjen mes nesh, shpopullimin dramatik dhe aneksimin e trojeve shqiptare.
Mirënjohje të jashtëzakonshme për udhëheqësit vizionarë e legjendarë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë.