AKTUALITET, 10 Qershor 2024, 12:29

"Ish-drejtori i Tatimeve në bashki gjobiti Adriana Kalanë", Këlliçi: E shqetësoi prishja e fasadës së godinës, jo vjedhja e 132 milionë eurove te Inceneratori

"Ish-drejtori i Tatimeve në bashki gjobiti Adriana Kalanë",

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës. Këlliçi tha se këtë javë, ish-drejtor i Tatimeve në bashkinë Tiranë, Arli Naska ka gjobitur me 300 mijë lekë, avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalanë. 

Këlliçi tha se Kalaja u gjobit për prishje të fasadës së godinës, ndërsa shtoi se Naska nuk shqetësohet se janë vjedhur 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës.

"Këtë javë kemi parë një hajdut tjetër të ngrejë kokën. Ndërkohë qe ne prisnim të gjithë si qytetarë të Tiranës, një shenjë falënderimi për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që vijon thuajse prej shtatë vitesh një protestë për një kauzë të drejtë, për teatrin që të ngrihet aty ku ishte edhe ashtu siç ishte, dhe Aleanca vijon të protestojë për kauzë qytetare, çfarë ndodhi?!

Këtë javë, hajduti më i pasur në bashkinë e Tiranës, gjobaxhiu Nr. 1 i bashkisë së Tiranës, Arli Naska, ish-drejtor i Tatimeve në bashkinë Tiranë, aktualisht drejtor në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, merr kurajën me një akt të turpshëm të gjobisë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe avokaten e Aleancës, Adriana Kalaja. Dhe për çfarë?! Se qenka prishur godina e fasadës së hajdutit që quhet Erion Veliaj!

Janë shqetësuar dhe kanë vendosur një gjobë 300 mijë lekë ndaj Aleancës dhe nuk shqetësohet Arli Naska dhe Erion Veliaj se janë vjedhur 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës dhe të paktën, përmes 45 tenderave, 30 milionë euro me bandën 5D", tha Këlliçi.