TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do të testohen për njohuritë e tyre në gjuhën Shqipe dhe Letërsi.
Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe për dy orë e gjysmë gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim. Eseja është pyetja që përmbyll provimin e cila ka dhe nivelin më të lartë të pikëve krahasuar me pyetjet e tjera. 60 pikë përmban i gjithë testi i Gjuhës dhe Letërsisë.
Gjuha Shqipe dhe Letërsia konsiderohet një ndër më të vështirët për nxënësit. Pas përmbylljes së tij, pritet të shpallen notat e testit të Gjuhës së Huaj dhe më 18 qershor do të jetë Matematika, ndërsa më 24 Qershor do të mbahet provimi i lëndës me zgjedhje.
