TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, i cili cilësohet edhe si miku i madh i Kosovës, Toni Blair në një konferencë për mediat me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pas ndërhyrjes së NATO-s, tha se ishte i bindur se vendimi për ndërhyrjen e Aleancës ishte vendimi i duhur.
Ai shtoi se dhe tani është i bindur se duhet të rrinë krah njerëzve të Kosovës, në mënyrë që vendi të jetë në linje me meritat e njerëzve të saj.
Blair theksoi se po pret me padurim ditën ku Kosova si vend i pavarur të zërë vendin e duhur në familjen e Kombeve.
“Atëhere isha i bindur që ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje dhe tani jam i bindur që duhet të rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që Kosova të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj.
Këtu po ndodhin shumë gjëra dhe pozitive që janë mësim për të bërë botën dhe pres me padurim të shoh ditën që Kosova si vendi i pavarur të zërë vendin e duhur në familjen e Kombeve edhe si shembull në tërë botën,” tha ndër të tjera Toni Blair.