AKTUALITET, 5 Qershor 2023, 15:34

Jorida Tabaku poston foton nga xhamia në Tetovë, Gazment Bardhi i "ngec" drejtimin e PD-së

Jorida Tabaku poston foton nga xhamia në Tetovë, Gazment Bardhi i
Tabaku në Tetovë

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se kjo parti duhet të kthehet një alternativë qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme.  Bardhi tha se kanë një platformë, e cila synon të forcojë PD. I pyetur nëse Tabaku ka pranuar pozicionin për të drejtuar PD, Bardhi tha se Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë.

Tabaku nuk ishte në mbledhje pasi është me një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe hodhi edhe foto duke pozuar përpara një xhamie në Tretovë.

‘Mbledhja për vlerësimin e situatës në PD. Është e vetmja trupë brenda PD-së që ka bërë thirrje për bashkim dhe mos përçarje në PD. Nuk paragjykoj asnjë vendim të PD-së. Kjo nuk është çështje as të njëanshme as me kokëfortësi. Duhet të që PD të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet  ardhshme. Unë kam një detyrë dhe përgjegjësi për drejtimin e partisë. Emrat e kryesisë secili prej kolegëve tuaj është njohur me listën e anëtarëve të kryesisë. Alibeaj nuk ka qenë sot. Në mbledhjen e fundit ka qenë i pranishëm. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku’- tha Bardhi.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Gazment Bardhi u paraqiti deputetëve demokratë një propozim që organizimi i partisë të nisë nga seksioni dhe më pas të bëhen zgjedhjet për kryetar. Kjo fazë e riorganizimit që nis nga seksioni, grupseksionet, degët etj, të bëhet në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe një procesi bashkimi mes demokratëve. Gazment Bardhi tha se sot në orën 17:00 do të mbledhë kryetarët e degëve.

Diskutimi kryesor pritet të jetë pikërisht hapja e garës për këtë të fundit në një kohë kur ekipi drejtues i PD është i ndarë në 2 qëndrime kryesore, i pari që PD të futet në garën për kryetarin sa më shpejt, duke vulosur përfundimisht ndarjen me PD e Rithemelimit, që vijon të drejtohet nga Sali Berisha edhe pse KQZ nuk e legjitimoi si kryetar.

Grupi tjetër, kërkon më shumë kohë për këtë proces, duke kërkuar fillimisht kohën e nevojshme të reflektimit dhe lënies hapësirë për të tjera negociata bashkimi me PD e Rithemeluar, e më tej drejtimin përmes një organi kolegjial të dy PD-ve deri në zgjedhjen e kreut të ri. Të tillë deputetë janë: Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Ferdinand Xhaferraj por edhe nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila ende nuk është shprehur nëse do të pranojë rolin e kryetares së komanduar.

Por, ky skenar duket i vështirë sa kohë asnjëra nga palët nuk po bën përpjekje konkrete për bashkimin, edhe pas humbjes së thellë më 14 maj, e kur Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i demokratëve që e mbështesin.

Paralel me këto zhvillime Lulzim Basha ka nisur turin e rikthimit, me takime në çdo qytet, që shihet si fushata e tij për kthimin në krye të PD. Rikandidimin për kryetar ai nuk e mohuar asnjëherë, megjithatë ish kreu demokrat ka shqiptuar në çdo dalje të tij se PD nuk mund të mbetet peng i problemeve të Sali Berishës duke kërkuar ndarjen përfundimtare të demokratëve me ish-liderin e shpallur non grata nga SHBA.

Në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm 16 deputetë, ndërsa mungonin Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj si dhe Kreshnik Çollaku, Jorida Tabaku dhe Flutura Açka, që thanë se nuk ndodhen në Shqipëri. 

Ndërsa deputetët e pranishëm ishi: Arbi Agalliu, Xhelal Mziu, Qani Xhafa, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferri, Bledjon Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Geshtenja, Saimir Korreshi, Andia Ulliri, Ramadan Likaj, Gazment Bardhi, Flamur Hoxha, Dash Sula
dhe Ori Nebiaj.