TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për vizitën e tij zyrtare në Shqipëri.
Presidenti turk është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan.
Ai është nisur drejt Presidencës, ku do të pritet me ceremoni nga homologu Bajram Begaj, nen masa te forta sigurie.
Kreu i shteti turk pas mbërritjes në Rinas do të shkojë në kryeministri ku do zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë në orën 16:50, Erdogan pritet që të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë në kryeqytet.
Për mbarëvatjen e vizitës shtetërore të presidentit turk janë marrë masa sigurie.
Më pas në 12:15 pritet takimi me kreun e qeverisë në ambientet e Kryeministrisë. Axhenda do të vijojë me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve në orën 13:15.
Rreth orës 14:35 pritet konferenca për shtyp mes Ramës dhe Erdogan, ndërkohë që në orën 14:15 pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje mes delegacioneve të dy vendeve. Ndërkohë, rreth orës 15:00, në Pallatin e Brigadave pritet të shtrohet një dregë në nder të presidentit Edogan.
Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë kësaj ceremonie, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai, ndërsa në emër të komunitetit, në inaugurim do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili pritet të jetë edhe imami zyrtar i Xhamisë së Madhe.
Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.
Më herët u përfol se imami i Xhamisë së Madhe do të jetë turk, por vetë Enes Bastur, i cili njoftoi në Facebook se do drejtojë xhaminë ne Tiranë, e fshiu postimin.
Axhenda
11:30- Ceremonia e pritjes në presidencë, takim kokë më kokë me presidentin Begaj
12:15- Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
13:15- Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25- Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
14:35- Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama - Presidentit Erdoğan
15:00- Drekë në Pallatin e Brigadave
16:50- Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë