TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teologu Behar Kaceli thotë se prania e një imami jo shqiptar në xhaminë e Namazgjasë nuk cenon pavarësinë e Komunitetit Mysliman shqiptar.
“Ka pasur një lloj po themi debati shumë të madh, se disa njerëz kanë arritur që të thonë që po cenohet independenca, pra pavarësia e objekteve të kultit. Disa tjerë janë munduar që të bëjnë edhe paralelizmin, se shiko se edhe komunitetet tjera, pra si komuniteti ortodoks ashtu edhe katolik, kanë të huaj që kanë ardhur e kanë shërbyer në Shqipëri. Imami mund të jetë kinez, mund të jetë turk, mund të jetë arab, mund të jetë shqiptar, mund të jetë i bardhë, mund të jetë i zi, nga Lindja, nga Perëndimi, nuk e cenon fare pavarësinë e objektit”, tha Kaceli në një intervistë për “Dita jonë” në A2 CNN.
“Gjatë periudhës që kam qenë me studime në Turqi, te xhamia e lagjes që unë banoja, ka pasur rast që edhe unë i kam prirë dhe unë kam bërë rolin e imamit në xhami, edhe asnjëherë ato nuk janë ndierë të cenuar nga kjo pse vetë funksionaliteti nuk e cenon”.
Sipas Kacelit, rëndësi ka që predikimet dhe aktivitetet fetare të mbahen në gjuhën shqipe, një praktikë që ka ekzistuar edhe gjatë periudhës osmane dhe që vazhdon edhe sot. “Edhe në kohën kur këto troje sundonte sulltani, pra në kohën e periudhës osmane, mësimi dhe ligjërimi në xhami ka qenë në gjuhën shqipe. Pra, nuk ka ekzistuar asnjëherë, as nuk është temë debati, as nuk ka ekzistuar asnjëherë debati ndërmjet myslimanëve që ligjërimi mos të jetë në gjuhën shqipe”, tha ai.
“Edhe ardhja e një imami turk, edhe unë besoj që ky nuk do të jetë i pari dhe i fundit. Sepse kjo xhami do të ketë nevojë për hafizlarë, do të ketë nevojë për lexues Kurani. Do të ketë nevojë për profesorë me kualitete të larta edhe ato që mund të vijnë nga bota arabe, mund të vijnë Turq, mund të ketë edhe shqiptarë, ashtu siç kemi ne, pavarësisht se ne nuk i njohim. Por imami zyrtar që do të prijë besimtarët është Myftiu i Tiranës”, shtoi Kaceli.