AKTUALITET, 10 Tetor 2024, 10:08

Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca plenare, Spiropali-Bardhit: Ftoj autorin e goditjes me këmbë karrigeje të reflektojë mbi degradimin ...!

Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca plenare, Spiropali-Bardhit:

Anulimi i seancës plenare ka përplasur kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit e cilësoi si antikushtetuese vendimin per anulimin e punimeve te Kuvendit. 

Ndërkohë nuk ka munguar një reagimin nga kryetarja e Kuvendit idhur me akuzat e PD-së se ky ishte vendim personal i saj.

Spiropali ftoi Gazment Bardhin dhe opozitën që të reflektojnë mbi degradimin etik- siç thotë aj- që po karakterizon veprimtarinë e tyre.

Reagimi:

Kryetarja e Kuvendit, shpreh keqardhje të sinqertë për komunikatën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është vazhdë e sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës. 

Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe posaçërisht autorin e goditjes me këmbë karrigeje, si edhe të kësaj komunikate goditëse me gjuhën e shpifjes, të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre. 

Kryetarja e Kuvendit e siguron Kuvendin dhe zgjedhësit se këto shfaqje degraduese të pakicës së të zgjedhurve, as nuk e intimidojnë dhe as nuk e pengojnë dot të kryejë me përkushtim, drejtësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj rregullave të Kuvendit, rolin e saj institucional.