TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka zbuluar një shtëpi bari, që ishte e vendosur në katin e dytë të një magazine shtetërore e ndërtuar në kohën e komunizmit.
Por sipas gazetarit, Igli Çelmeta informacioni për këtë magazinë ku kultivohej droga është dhënë nga ish deputeti Halit Valteri.
Ky i fundit pak kohë më parë është punësuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe kjo godinë është nën zotërim të këtij institucionit.
Mësohet se Valteri ka shkuar për inspektim te godinat dhe ka lajmëruar kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Drejtori Proda ka nisur për verifikim komisariatin nr. 2 që kanë zbuluar më pas magazinën ku kultivohej kanabis me llamba.