AKTUALITET, 29 Shtator 2025, 09:48

Fushë-Krujë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një servis makinash, policia në kërkim të autorit

Fushë-Krujë/ Shpërthim me lëndë plasëse në

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis automjtesh në Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se ditën e djeshme (28 shtator) shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.