TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), emërohet drejtori i ri i AMP.
Burme për Panorama.al bëjnë me dije se drejtori i ri i AMP është Eduart Merkaj.
Kujtojmë se në korrik të këtij viti Florian Sulejmani, i dorëzoi dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ky i fundit pranoi kërkesën për largim nga detyra të Sulejmanit, duke firmosur dorëheqjen e ish-kreut të AMP-së.
Shkaqet e dorëheqjes nuk janë bërë publike. Sa i përket kërkesës së Sulejmanit për t’u dorëhequr, fillimisht ishte në dijeni përveç ministrit, edhe kryeministri Edi Rama.
Sulejmani u emërua në krye të AMP në një kohë kur institucioni kishte nisur një reformim të brendshëm dhe ishte përfshirë në hetime ndaj zyrtarëve të lartë të policisë.
Në prill 2025, Sulejmani u përball me një procedim penal të nisur nga Prokuroria e Beratit, që çoi në vendosjen ndaj tij të masës së sigurisë “pezullim nga detyra” për akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me transferimin e disa vartësve të tij në detyra të tjera.
Më pas, çështja u transferua në Prokurorinë e Tiranës, dhe më 26 prill, Gjykata e Tiranës vendosi heqjen e pezullimit, pas kërkesës së prokurorisë, e cila argumentoi se nuk ekzistonin më kushtet për mbajtjen në fuqi të masës ndaluese.