TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës ku në Gjykatën e Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje. Sipas burimeve, autori qëlloi me armë zjarri në sallën e gjykatës, duke lënë të vdekur gjyqtarin.
Astrit Kalaja ishte anëtar i zgjedhur për të tretën herë në Kolegjin Zgjedhor. Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës.
Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë. Në kuadër të procesit të Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019.