AKTUALITET, 6 Tetor 2025, 15:56

Tmerr në sallën e gjyqit, vritet gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

Tmerr në sallën e gjyqit, vritet gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. 

Mësohet se një person i armatosur ka hyrë në sallën e gjyqit, duke qëlluar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjyqtari është transportuar drejt spitalit por nuk ka arritur të mbijetojë, duke humbur jetën. 

Raportohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia. Ai është identifikuar si E.SH.  

Sipas hetuesve, ngjarja ka të bëjë me detyrën e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte një çështje pronash. 

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.