AKTUALITET, 2 Mars 2022, 21:52

Masakër në Greqi, familja shqiptare gjendet e vrarë

Masakër në Greqi, familja shqiptare gjendet e vrarë

Katër anëtarë të një familjeje shqiptare janë gjetur të vdekur në zonën e Andravidës në Ilia.

Fillimisht u raportua se bëhet fjalë për një masakër, ku babi shqiptar dyshohet se vrau gruan e tij fillimisht, më pas dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra.

Megjithatë, burime të tjera policore thanë se krimi po konsiderohej nga ish-bashkëshorti i gruas , i cili dyshohet se vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, duke lënë të gjallë vetëm fëmijën e tij, rreth 11 vjeç, i cili ishte fëmijë i martesës së tij të mëparshme me viktimën.