AKTUALITET, 2 Mars 2022, 21:01

Lufta/ Ministri rus, Lavrov: Ukraina ka kapacitet të prodhojë armë bërthamore! Rrezikohet siguria e Rusisë, misioni ynë është të…

Lufta/ Ministri rus, Lavrov: Ukraina ka kapacitet të prodhojë

Ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov ka deklaruar se misioni i Rusisë është i qartë, të çarmatosë Ukrainën.

Në një intervistë për Al Jazeera, Lavrov thotë se Ukraina ka kapacitetin për të prodhuar armë bërthamore, të cilat përbëjnë rrezik për Rusinë.

“Ukraina ka aftësinë dhe teknologjinë për të prodhuar një armë bërthamore… Misioni është i qartë: të çarmatosim Ukrainën dhe të mos lejojmë prodhimin e asnjë arme që kërcënon sigurinë e Rusisë” – tha Lavrov.

Kë tej ministri rus thotë se Presidenti Putin e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, Krimea është e Rusisë dhe duhen njohur Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut brenda kufijve të tyre.