TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë”, kështu ka deklaruar ndër të tjera presidenti i Francës, Emmanuel Macron Në një fjalim drejtuar kombit të mërkurën.
Macron shtoi se i kushton rëndësi mbajtjes së kontakteve si me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin.
Udhëheqësi francez tha se ai kishte mbajtur kontakte me Putinin në përpjekje për ta “bindur atë të heqë armët” dhe gjithashtu për të parandaluar “zgjerimin e konfliktit”.
“Këto ngjarje jo vetëm që do të kenë pasoja të menjëhershme, por janë sinjali i një ndryshimi të epokës. Lufta në Evropë nuk i përket më librave tanë të historisë, ajo është aty për ne, për sytë tanë. Demokracia po vihet në pikëpyetje para syve tanë ”, tha Emmanuel Macron. Presidenti francez theksoi se Franca nuk ka ndërmend të shkojë në luftë kundër Rusisë. “Ne nuk jemi në luftë me Rusinë,” përsërit ai.