TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sasi droge e llojit kokainë është sekuestruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit. Bëhet me dije se droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.
Anija që transportonte qymyr ka mbërritur në kalatën lindore të portit të Durrësit ditën e djeshme.
Kontrollet për drogë u ushtruan nga task forca e policisë pas sinjalizimeve të ardhura nga partnerët ndërkombëtare. Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar, pasi nuk është bërë ende peshimi i saj.
Deri tani janë gjetur disa pako por pritet të futet në sitë e gjithë ngarkesa e qymyrit prej 6500 ton.