TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri Ylli Manjani komentoi në emisionin "A Show" me Adi Krastën, Kongresin e Partisë Socialiste. Manjani është i mendimit se Kongresi i PS nuk quhet gje tjetër veçse "kongresi i hashashit", duke iu referuar propozimit të Ramës për të legalizuar kanabisin.
Manjani u shpreh se qeveria pranoi se Shqipëria është në krizë shumë dimensionale ndërsa renditi disa fakte që e vërtetojnë këtë. Sipas ish-ministrit burimet natyrore të vendit tonë po shterrojnë për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria.
"Shqipëria është në krizë dhe këtë e konfirmoi Kongresi. Kongresi i partisë shtet që qeveris ka pranuar indirekt që vendi është në një krizë shumëdimensionale.
Krizë që bazohet në tregues që shohim dhe përjetojmë të gjithë. Leku është i vështirë për tu futur dhe qëndruar në xhep.
Çmimet katastrofë, krizë energjetike. Kemi një Shqipëri që nga burimet natyrore po shkon drejt shterrim për shkak të keqmenaxhimit.
Prodhojmë naftë por s'kemi naftë, prodhojmë bujqësi por s'ka ushqim, prodhojmë energji por s'ka drita, ky është kulmi i krizës.
Kur partia shtet e orienton vëmëndjen publike që të legalizojmë kanabisin dhe të legalizojmë paratë e drogës, kanë arritur fundin. Kjo tregon se kanë një hall shumë të madh", tha Manjani.