AKTUALITET, 12 Prill 2022, 20:46

Përfundon mbledhja pas nëntë orëve në PD, flet Sali Berisha

Përfundon mbledhja pas nëntë orëve në PD, flet Sali

Sali Berisha e ka cilësuar si të mirë mbledhjen e gjatë në selinë blu, ndërsa nuk hezitoi të sulmojë kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj, me të cili  pati sot debate të forta. Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti si të vetëshpallur kryetar Alibeajn, ndërsa tha se tentativat e tij për të manipuluar grupin dështuan.

Megjithatë, ish-kryeministri vlerësoi se në mbledhjen e sotme pati mendime racionale.

“Kontrastonte i vetëshpalluri kryetar i PD. Nisur nga një psikologji e tillë duke besuar se është kryetar PD u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin, por dështoi në çdo përpjekje.

Pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi dhe verifikimi.

Pati ide mjaft racionale. Mund t’ju them se pas kaq orësh diskutime u pasurua shumë mendimi i PD për situatën e dhënë, dhe natyrisht siç u informova për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD të padisë me urdhër të Edi Ramës unë e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit.

Kjo e mërziti edhe më shumë por realitet janë jo gjithnjë të ëmbla. Ishte një mbledhje shumë e mirë. Deputetët u përpoqën të japin cdo kontribut”, deklaroi Berisha.