AKTUALITET, 12 Prill 2022, 18:12

Berisha: Alibeaj pushon së qenuri kryetar i grupit parlamentar!

Berisha: Alibeaj pushon së qenuri kryetar i grupit parlamentar!

Sali Berisha deklaroi nga selia blu se deputeti Enkelejd Alibeaj, me padinë që i bëri Partisë Demokratike për vendimin e 25 marsit, pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar.

“Me vendimin për të paditur Partinë Demokratike, për mua ai pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar. Nuk është fjala për mendim, por për veprim.

Veprimi është shumë i gabuyar. Nuk ka asnjë bazë. Do të thotë të frenosh një proces që s’ka dyshim asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër.

Ai e konsideron veten kreytar i PD, në një kohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha.