TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, deklaroi se ka prova se kryeministri Edi Rama dhe ambasadorë kanë ndërhyrë duke bërë presione të jashtëzakonshëm ndaj gjykatës, në lidhje me apelimin e vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.
Berisha theksoi se ka prova nga dy burime për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nga kryeministri Rama, të cilat nuk do të hezitojë t’i publikojë.
Berisha: Edi Rama po bën presion të jashtëzakonshëm në gjykatë. E kam nga dy burime. Por unë po paralajmëroj se qeveritarë kanë ndërhyrë fuqishëm në Gjykatë. E kuptoni vetë ju. Presion në gjykatë dhe unë po e ndjek me shumë vëmendje.
Pyetje: Ambasadorë?
Berisha: Po. Diplomatë dhe ambasadorë. Kam siguruar dy burime. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk do të përtoj t’i bëj publike.