AKTUALITET, 12 Prill 2022, 19:35

Korçë/ Fqinjët gjejnë të pajetë në banesë 55-vjeçarin, dyshimet e para

Korçë/ Fqinjët gjejnë të pajetë në

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë nga fqinjët në banesën e tij në qytetin e Korçës. Nga informacionet paraprake të policisë dyshohet se 55-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së 55-vjeçarit.

 

“Më datë 12.04.2022, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gj. K., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.