AKTUALITET, 12 Prill 2022, 17:42

“Ti je shkaktar për këtë gjendje”- Debate me tone të larta në mbledhjen e grupit të PD, Flamur Noka drejton “gishtin” nga Gazment Bardhi

“Ti je shkaktar për këtë gjendje”- Debate me tone

Ka vijuar me debate me tone të larta mbledhja e grupit parlamentar të PD i mbledhur ditën e sotme në selinë blu.

Flamur Noka ka replikuar me Gazment Bardhin.

Ai e ka bërë Bardhin fajtor për gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike. Ky i fundit ka thënë se nuk i merr leje askujt pasi është në partinë e tij ndërsa ka ironizuar qëndrimin e Grupit të Rithemelimit në lidhje me vendimin e gjykatës.

Flamur Noka: Ti je shkaktar i kësaj gjendje!

Gazment Bardhi: Unë jam në partinë time, nuk të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thatë se vendimet e gjyqit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës.