AKTUALITET, 12 Prill 2022, 17:34

Oerd Bylykbashi bojkoton mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, nuk e njeh Alibeajn si kryetar

Oerd Bylykbashi bojkoton mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, nuk

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ra në sy mungesa e deputetit dhe anëtarit të Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi nuk e njeh Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar pasi respekton vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, i cili e ka shkarkuar Enkelejd Alibeajn nga posti i nënkryetarit të partisë dhe rrjedhimisht duke qenë se kryetar i grupit zgjidhet një nga nënkryetarët, posti i kryetarit të grupit parlamentar nuk është legjitim.

Sipas Bylykbashit edhe gjatë javëve te fundit Alibeaj nuk ka ndihmuar bashkimin e grupit parlamentar, duke i ndarë deputetët në deputetë të Partisë Demokratike dhe deputetë të përjashtuar nga PD.