AKTUALITET, 15 Dhjetor 2025, 15:12

Makina përfshihet nga flakët në Llogara, një viktimë

Makina përfshihet nga flakët në Llogara, një viktimë

Një automjet është përfshirë nga flakët në Llogara. 

Nga informacionet e para mësohet se një person ka mbetur i vdekur. 

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.