AKTUALITET, 15 Dhjetor 2025, 13:24

Vendimi i Kushtetueses për pezullimin e Ballukut, Berisha fton socialistët t’i bashkohen protestës: Rruga dhe shpresa e vetme

Vendimi i Kushtetueses për pezullimin e Ballukut, Berisha fton

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se vendimi i Kushtetueses për rikthimin në detyrë të Ballukut, sipas tij, ka dalë nga zyrat e kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur paratë e vedhura të zv.kryeministres në Tunelin e Llogarasë.

Berisha theksoi se vendimi mbyll çdo shteg ne mundësi për luftën kundër korrupsionin.

“Rrëzon përfundimisht shtetin ligjor dhe garanton vjedhjen haptazi të parave e pasurive të qytetarëve, shndërrimin e këtyre shumave në vota dhe votat në krim”, tha ai.

Kryedemokrati shtoi se rruga e vetme është që qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre duke ftuar socialistët t’i bashkohen protestës më 22 Dhjetor.

Berisha: Vendimi i dalë nga zyrat e Ramës e firmosur nga gjykatës të paritur mbyll çdo shteg, çdo rrugë e mundësi, për luftën kundër korrupsionin, mbrojtjen me ligj të pasurive publike e taksave të qytetarëve shqiptarë.

Rama kreu aktin më të pashembullt në historinë e një shteti për të mbrojtur paratë e vjedhura e të ndara me zv.kryeministren në Tunelin e Llogarasë. Çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin tek persona me imunitet bëhet 0, kurrë drejtësia nuk ka marrë një goditje kaq të rëndë në mbrojtjen e vjedhjes së qytetarëve.

Vendimi i dalë nga zyrat e Ramës, rrëzon përfundimisht shtetin ligjor dhe garanton vjedhjen haptazi të parave e pasurive të qytetarëve, shndërrimin e këtyre shumave në vota dhe votat në krim. Ndaj shpresa e vetme, rruga e vetme është që qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre, votën dhe të ardhmen e tyre, kjo ka vetëm një rrugë protestën, protestën dhe vetëm protestën. 22 Dhjetori, një ditë ku çdo shqiptarë pa dallim të bindjeve partiake.