TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale është një iluzion, Grupi Parlamentar i PS ka marrë vendimin për të vazhduar punën.
Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se puna me dy komisionet e Posaçme për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore do të vijojë më axhendën e përcaktuar.
Sipas Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “nuk ka më kohë për të humbur”. Porosia është dhënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist që po zhvillohet këtë të hënë në kryesinë e Kuvendit. Deputetëve u është dhënë argumenti se maxhoranca duhet të zbatojë agjendën që ka Shqipëria në raport me procesin e integrimit europian dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur.
Në mbledhjen e të hënës marrin pjesë Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e rikthyer së fundmi në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që pezullonte masën e sigurisë dhënë ndaj saj “pezullim nga detyra”, nga Gjykata e Posaçme.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e sesionit parlamentar. Raportohet se vëmendja kryesore lidhet jo vetëm me agjendën e zakonshme të maxhorancës, por edhe me disa zhvillime të veçanta politike dhe institucionale.
Qëndrimi i PS vjen pas vendimit te kryesisë së PD për ndërprerjen e bashkëpunimit me PS, kjo pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Në këtë mbledhje është i pranishëm kryeministri Edi Rama, ndonëse ai nuk merr pjesë gjithmonë në takimet e grupit parlamentar. Po ashtu, në këtë takim merr pjesë edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu atë në detyrë, duke pezulluar masën e sigurisë “pezullim i ushtrimit të detyrës”, dhënë nga Gjykata e Posaçme.
Kjo është praktikisht mbledhja e fundit e grupit socialist përpara seancës së fundit plenare të planifikuar më 18 dhjetor.
Çfarë deklaroi Berisha një ditë më parë?
Sali theksoi se edhe diskutimet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale janë iluzive për Partinë Demokratike, duke theksuar se e vetmja rrugë është protesta.
“Natyrisht me këtë Edi Rama tregoi se çdo lloj çdo lloj negociate, çdo lloj ideje për zgjedhje, reformë territoriale është iluzive dhe Partia Demokratike i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar. Ne kemi vetëm një rrugë, protestën, protestën dhe vetëm protestën për largimin e tij nga pushteti”, tha Berisha.