AKTUALITET, 15 Dhjetor 2025, 11:39

Nuk e votoi ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, Braçe shpjegon arsyet: Përjashtuan disa kategori qytetarësh

Nuk e votoi ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme,

Deputeti socialit, Erion Braçe, ka bërë një reagim në lidhje me zgjedhjen e tij për të mos votuar ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

Me tone të ashpra ai u shpreh se është votuar për t’i shërbyer njerëzve me ligj.

“Transpsrencë për votën time; Nuk e votova ligjin për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme!

E thjeshte:

Përjashtuan dy kategori të plota qytetarës, mes tyre votues të mi dhe të Partisë Socialiste në nj3ësinë nr.5, Tiranën e madhe dhe më gjërë!

Unë jam votuar t’u shërbej njerëzve me ligj! Jo të votoj ligje kot!

Tre ligje te meparshme-njeri ligji baze per RIVLERESIMIN dhe dy te tjere qe zgjasnin afatin e veprimit te tij, kane patur te perfshire ne proces, rivlerësimin e shtëpive në proceës legalizimi dhe shtëpive të legalizuara në proces regjistrimi!

Ky ligj, kete here nuk i përfshinte!

Amendimi im synoi ti rikthente ne ligj, pra ti perfshinte;

E votuan kundër!

E dini cila ishte arsyeja;

Kadastra paska thënë që është e vështirë për ta kjo punë, dhe nuk e bëjnë dot!

Domethene nje pune qe me heret ka qene ne ligj dhe eshte bere, kete here ishte e veshtire!!!!

Degjoni, per mua por besoj per cdo qytetar,

Kush nuk bën punën duhet të ikë, jo të ndryshojë ligjin në dëm të qytetarëve!

Si efekt i ligjit te miratuar te enjte, qindra shtepi ne SELITE-siper e poshte unazes, qindra apartamente ne dhjetera pallate ne njesinë 5- Komune posacerisht, Tiranen e Madhe-Astir mbi te gjitha, me gjere neper Shqiperi, ne proces legalizimi apo rregjistrimi, nuk do të mund të bëjnë rivlerësimin e shtëpive të tyre”, shkruan Braçe.