AKTUALITET, 15 Dhjetor 2025, 11:45

Grupi i PS, zbulohet porosia e kryeministrit Rama për deputetët: Takoni elektoratin në zonat zgjedhore, përqëndrim edhe te ligjet

Grupi i PS, zbulohet porosia e kryeministrit Rama për deputetët:

Kryeministri Edi Rama, teksa ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së që vijon edhe aktualisht, iu ka lënë disa porosi deputetëve.

Burime nga mbledhja e grupit bëjnë me dije se kryeministri ka kërkuar nga ligjvënësit që të jenë aktivë në zonat ku janë zgjedhur dhe të mbajnë takime me elektoratin.

Po ashtu, fokus të veçantë dhe përqendrim shefi i qeverisë ka kërkuar edhe për ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e vendit në BE.

Më herët, u bë me dije gjithashtu se puna për dy komisionet e posaçme, atë për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale do të vjojë sipas axhendës së përcaktuar pavarësisht se Berisha ka njoftuar “bojkotimin”.

Kreu i PD theksoi se do të ndërprisnin bashkëpunimin me socialistët pas akuzave për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli, duke e cilësuar si “njeri të Ramës”.

Kreu i qeverisë është larguar ndërkohë që mbledhja vijon aktualisht.