TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka komentuar votimin në krye të Avokatit të Popullit me votat e socialistëve të Endrit Shabanit.
Balla theksoi se ishte një kandidaturë e ardhur nga opozita, duke shtuar se të enjten duhet të betohet në Kuvend.
Ai deklaroi se “fakti që po hahen e po grihen tregon se e kanë fajin vetë”. “I uroj suksese Avokatit të Ri të Popullit, të entjen duhet të vijë të betohet në Kushtetutë në seancën e së enjtes.
Është kandidaturë që vjen nga opozita. Që të zgjidhej Avokati duhej me votat tona, ky është rasti më i mirë i zgjedhjes ndonjëherë të Avokatit. Erdhën 6 kandidatë nga opozita, dhe u votua. Kemi thënë që do votojmë 1 nga kandidatët që solli opozita, fakti që po hahen e po grihen me njëri-tjetrin tregon se e ka fajin vetë”, tha Balla.