TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ngritja e një komisioni etike ishte ‘fryti’ i mbledhjes së grupit Parlament të Partisë Socialiste sot, ku i pranishëm ishte dhe kryesocialisti Edi Rama.
Gazetari Muhamed Veliu mëson se komisioni i etikës kundër nepotizmit brenda PS, do të kryesohet nga Lindita Nikolla, për të kontrolluar të afërm në nivel drejtues.
Komisioni do të ketë anëtarë Kiduina Zakën, Erjon Malajn, Marjana Koçekun dhe Ermal Elezin.
“Mbledhja e Grupit ka pasur disa çështje, një prej tyre ka qenë një prezantim në vijim të një komunikimit publik në mbledhjen e asamblesë, ishte caktuar një kolege, Pirdenji për të prezantuar një draft të ngritjes dhe funksionimit të një komisioni etike në PS”, tha Taulant Balla pas mbledhjes së grupit.